‘Kryeministrin dhe kreun e PD e caktojnë anëtarët’/ Bardhi: Në terren dhe në zgjedhje të gjithë bashkë

Në Çim Peka Live në SYRI TV, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se shumë shpejtë deputetët demokratë do të jetë të gjithë bashkë në terren dhe pranë strukturave.

Sipas Bardhit, emrin e kandidatit për kryeministër dhe drejtimin e PD-së e caktojnë anëtarët e partisë, por përgjegjësia e lidershipit të paktën në rastin e ekipit me të cilin ti do të përballesh në zgjedhje,është që të ofrojnë ofertën që përqafohet  jo vetëm nga shumica e anëtarëve të partisë por do duhet të jetë shumica e popullit opozitar apo qytetarëve që duan ndryshimin.

Pjesë nga intervista:

Bardhi: Edhe kryeministrin dhe drejtimin e partisë e caktojnë anëtarët e partisë. Por përgjegjësia e lidershipit të paktën në rastin e ekipit me të cilin ti do të përballesh në zgjedhje,është që të ofrojnë ofertën që përqafohet  jo vetëm nga shumica e anëtarëve të partisë por do duhet të jetë shumica e popullit opozitar apo qytetarëve që duan ndryshimin.

Ambrozia Meta: E keni një emër sot? A ka opozita sot një emër?

Bardhi: Jo nuk kemi hyrë në të tilla diskutime...

Ambrozia Meta: Mos jeni shumë vonë zoti Bardhi? Sepse kryeministri Rama ka përcaktuar zonat zgjedhore, pra ka ndarë koordinatorët për zonat zgjedhore dhe kjo është shumë e rëndësishme, ndërkohë ju jeni akoma duke diskutuar për komisionet hetimore dhe jeni mbyllur në atë guckën tuaj ndërkohë që partia kundërshtare që sot ka një sërë pushtetesh në Shqipëri...

Bardhi: Do të na shikosh shumë shpejtë të gjithë bashkë në terren. Do na shikosh shumë shpejtë të gjithëve bashkë pranë  strukturave të partisë, do të na shikosh shumë shpejtë me një platformë dhe një ekip me të cilin do të përballemi në zgjedhjet e ardhshme. Këtë e kam jo thjesht premtim por është një gjë që është duke ndodhur dhe do të ndodhi. Sepse nuk ka alternativë tjetër.

Çim Peka: Me çfarë logoje?

Bardhi: Ajo është me logon e PD padyshim por ju e dini se për sa kohë opozita përbëhet nga disa parti politike, unë gjykoj dhe kam gjykuar dhe për këtë do të ketë lajme shumë shpejtë, pasi ne duhet të krijojmë një front të gjerë opozitar dhe në zgjedhje nqs do të jetë ky sistem zgjedhor do duhet të përballemi si një front i përbashkët opozitar.