Aksident i trefishtë në Rinas

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rinas.

Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke bllokuar rrugën e aeroportit.

Nuk dihen mirë rrethanat e aksidentit, ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave.