10 turistë bllokohen në pikën turistike të Bogës

Një grup personash kanë mbetur të bllokuar në pikën turistike të Bogës.

Ata janë nisur për ngjitje dhe në kthim, njeri prej tyre është aksidentuar.

Grupi prej 10 personash ka mbetur i bllokuar dhe kanë njoftuar policinë për ti ardhur në ndihmë.

Në ndihmë të tyre janë nisur Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe forca të Policisë të Komisariatit Malësi e Madhe.