", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/February/04/auto_New_Project_31707064619.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

VIDEO/ Përplasen 2 makina në një fshat të Korçës, 1 i vdekur, disa të plagosur

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Belorta në Korçë.

Sipas burimeve për SYRI-n, dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku si pasojë e aksidentit ka mbetur një person i vdekur.

Momentalisht dy ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes. 

Nga raportimet e deri tanishme thuhet se kanë mbetur dhe disa persona të plagosur.

Korçë/ Informacion shtesë

Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Bilisht-Korçë" në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip "Hyundai" me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë. 

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip "Volkswagen", 36-vjeçari E. M., dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip "Hyundai", shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. 

Me drejtuesin e automjetit tip "Hyundai" shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.