Aksident i rëndë në Peqin/ Makina i ndërpret rrugën autokolonës me rreth 20 motoristë, njëri prej tyre përfundon poshtë automjetit

Një autokolonë me motorristë është pērfshirë në njē aksident në aksin rrugor Peqin -Elbasan.

Aksidenti, sipas burimeve nga vendngjarja, ka ndodhur në qendër të fshatit Pajovë e Peqinit.

Një prej motorristëve gjatë aksidentit ka përfunduar poshtë një automjeti.

Nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se një autoveturë gjatë një manovrimi të gabuar i ka ndërprerë rrugën autokolonës me rreth 20 motorristëve të huaj.