Renditja provizore e Superiores, si ndryshon tabela pas 3 dueleve të ditës së sotme

U luajtën ditën e sotme 3 duelet interesante të vlefshme për javën e 21-të të Superiores, ku nuk munguan surprizat. Padyshim që surpriza më e madhe ishte fitorja e Skënderbeut në transfertë ndaj Tiranës me rezultatin 3-4. Falë këtij triumfi korçarët e trajnerit Gvozdenoviç u ngjitën në vendin e gjashtë në renditje me 25 pikë. 

Ndërkohë për sa i përket kryendeshjes së javës, mes Vllaznisë dhe Partizanit, ajo nuk prodhoi fitues, duke u mbyllur në barazim 1-1. 

Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe dueli i orës 13:30, mes Laçit dhe Teutës. Pas 3 dueleve të ditës së sotme, renditja për sa i përket top katërshes mbeti e pandryshuar, e njëjta gjë edhe për fundin e tabelës. Kapërcimin e vetëm e bëri Skënderbeu.