Mourinho te Napoli? Presidenti De Laurentiis shuan të gjitha dilemat

 

Që pas shkarkimit nga Roma, në të gjitha mediat italiane përflitet se Mourinho është në bisedime me Napolin, për të qenë kështu trajneri i ardhshëm i të kaltërve.

Megjithatë, presidenti i Napolit, De Laurentiis ka folur duke hedhur poshtë të gjitha këto thashetheme.

“Jose Mourinho nuk është pjesë e planeve tona, nuk ka qenë diskutuar asnjëherë. Besoj se e ardhmja e tij nuk do të jetë në Itali”, ka theksuar De Laurentiis dhe duke mohuar të gjitha thashethemet e merkatos.