Rezultatet në NBA/ Fitore spektakolare të Boston, Indiana dhe Lakers

Boston është gjithnjë lider në Konferencën e Lindjes, duke fituar 143-110 në fushën e Miami.

Një ndeshje e komanduar nga miqtë, ku u dallua Tatum me 26 pikë, ndërkohë që 7 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë.

Fiton edhe ekipi i Lakers, që mundi 141-132 Chicago, në një ndeshje spektakolare.

Katër lojtarë të Lakers realizuan mbi 20 pikë (Russell me 29 më i miri), duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e DeRozan për Bulls.

Sacramento mposhti në sekondat e fundit 134-133 Golden State, ku për miqtë u dallua Barnes, autor i 39 pikëve. 33 pikët e Curry mbetën për statistikë.

Fiton edhe Indiana, që falë 26 pikëve të Siakam mundi 134-122 Philadelphia.

Minnesota rimerr kreun në Perëndim, duke mundur 96-94 Brooklyn, sfidë ku u dallua Towns me 27 pikë.

Bie skuadra kampione e Denver, që u mund thellë 122-84 nga New York. Për vendasit u dallua Anunoby me 26 pikë.

Rezultatet

Indiana – Philadelphia 134-122

Washington – Utah Jazz 108-123

Brooklyn – Minnesota 94-96

Miami – Boston 110-143

New York – Denver 122-84

Golden State – Sacramento 133-134

Lakers – Chicago 141-132