Parashikimi i De Biasit për garën në Serie A

Xhani de Biazi prej një muaji nuk drejton më Azerbajxhanin dhe vëmendja e tij tashmë është te kampionati italian.

Lidhur me garën e titullit në Serinë A, trajneri që çoi Shqipërinë në Evropianin e vitit 2016 ka deklaruar: “Është një duel që e ka fillesën nga fillimi i sezonit. Interi dhe Juventusi kanë realizuar shumë pikë dhe do të vazhdojnë të luftojnë deri në fund.

Për mendimin tim, Juventusi ka ndryshuar lojën e tij, më parë kishin një fazë të jashtëzakonshme dhe të mrekullueshme mbrojtëse, por prej një muaji kam parë një evolucion në lojën e tyre dhe kjo më bën të mendoj se kjo është një skuadër e gatshme për të bezdisur Interin deri në fund”.