Fyerjet raciste ndaj Maignan, mes 4 autorëve të identifikuar është edhe një...

Dje policia e Udineses identifikoi katër persona të tjerë të dyshuar, se kishin shqiptuar akuza raciste, të tilla si ulërima ose fjalët “zez*ak” dhe “majmun”, ndaj portierit të Milanit, Mike Maignan.

Kjo ndodhi gjatë ndeshjes midis Udineses dhe kuqezinjve të shtunën e kaluar.

Bëhet fjalë për dy burra dhe një grua të moshës 45, 32 dhe 34 vjeç nga provinca e Udines dhe një 42 vjeçar nga Udine, të gjithë të hetuar në gjendje të lirë.

Ata u paraqitën në prokurori, e cila po koordinon hetimet. Nuk ka mbaruar ende, por lajmi më ‘sensional’ është se mes tyre është edhe një person me ngjyrë. Këtë e ka raportuar “Corriere della Sera”.

Komisioneri i policisë, Alfredo D’Agostino, iu ka shqiptuar dënimin me 5 vite ndalim në të gjitha eventet dhe objektet sportive, masa maksimale e parashikuar, duke qenë se janë subjekte jo recidiviste.

Klubi friulian ka njoftuar se do t’i ndalojë përgjithmonë nga stadiumi, pikërisht siç bëri me tifozin e parë racist të identifikuar ditët e fundit.

Klubi do t’i ndalojë, por gjithsesi do të apelojë mbylljen e stadiumit “Bluenergy” për një periudhë.