IFFHS rëndit Partizanin më lart se Chelsea në klasifikimin e klubeve

 

Këtë nuk e thotë ndonjë tifoz shumë i zjarrtë i të kuqve, por IFFHS, Instituti i Statistikave të Futbollit, i cili në renditjen e vitit 2023, ka vendosur klubin kryeqytetas shqiptar mbi atë të kryeqytetit anglez.

Në renditjen e përpiluar duke marrë për bazë rezultatet që kanë regjistruar klubet nga data 1 janar 2023, deri më datë 31 dhjetor 2023, rezulton se Partizani renditet në vendin e 201-të në botë.

Edhe pse ka pësuar një rënie në krahasim me renditjen e mëparshme ku gjendej në vendin e 178-të, Partizani përsëri klasifikohet më lart se klube shumë të njohura, mes të cilëve edhe Çelsi, që gjendet në vendin e 204-t në këtë renditje.

Pikërisht klubi egjiptian cilësohet i katërti më i fortë për vitin 2023 nga IFFHS, e cila në një tjetër klasifikim, ka renditur Kategorinë Superiore si kampionatin e 41-të në botë, duke lënë pas kampionate të vendeve si Hungaria, Suedia e Rusia.

RENDITJA E KLUBEVE TË SUPERIORES
201 (178) Partizani
326 (312) Tirana
353 (334) Egnatia
519 (542) Vllaznia
646 (606) Teuta