Bayern rikthehet te fitorja, nuk mungon tensioni në Munich

 

Bayern Munchen është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa triumfoi minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj Union Berlin. Ky sukses dërgon bavarezët në kuptën e 44 pikëve në vendin e dytë, 4 pikë më pak se Bayer Leverkusen kryesues.

Kampionët e Gjermanisë goditën gjashtë herë në pjesën e parë në portën e mbrojtur nga Ronnoë, pa mundur dot të gjejnë golin. Gjithsesi, sapo filloi fraksioni i dytë, goli i Guerreiros elektrizoi stadiumin. Pak më pas, një gol i Kane u anulua për shkak se u konsiderua Offside.

 Trajneri i mysafirëve të Union Berlin, Nenad Bjelica kapi për fytin Leroy Sane, pasi ky i fundit dëshironte të niste shpejt një rivënie anësore. Fund? Tekniku Belica u ndëshkua me karton të kuq në të 74-tën.

Bayern, në ndeshjen e radhës luan në transfertë ndaj Augsburg. Në krahun tjetër, Union Berlin (Vendi i 15-të) pret Darmstadt.