Kupa e Shqipërisë, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjeve Tirana-Korabi dhe Partizani-Apolonia

Tirana do të presë në orën 13:00 Korabin në “Selman Stërmasi”.

Të dyja skuadrat do të përballen në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.

Trajnerët Ahmataj dhe Kumbarçe kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat shpresojnë të kualifikohen në fazën tjetër.

Tirana: Kozi, Haxhiu, Lulaj, Mici, Lushkja, Latifi, Jaku, Deliu, Hoxhallari, Meta, Abazaj

Korabi: Varfi, Xhafa, Mziu, H. Marku, T. Marku, Kasalla, Lila, Cema, Geci, Buci, Hasaj

Edhe Partizani e Apolonia do të përplasin “brirët” në orën 13:00 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Kupën e Shqipërisë.

Trajnerët Shehi dhe Mërgjyshi kanë publikuar formacionet e kësaj supersfide.

Vihet re se Xhuliano Skuka do ta nisë duelin që nga minuta e parë.

Partizani: Hoxha, Hadroj, Sota, Janjeva, Buxhelaj, Maget, Rrapaj, Taipi, Skuka, Keko, Cara

Apolonia: Harizaj, Hebeja, Ndubuisi, Repaj, Asllanaj, Orelesi, Topi, Shanaj, Bejzade,  Maksuti, Umejiego