‘Maignan nuk donte ta vazhdonte ndeshjen me Udinesen, le ta luftojmë racizmin në fushë!’

Ajo që ndodhi me Mike Maignan në Udine, të shtunën e kaluar, e ktheu në modë alarmin e racizmit në Itali.

Nisma të ndryshme kanë marrë jetë në letër, ku politikanët kanë shpallur idenë për të vazhduar me rregulla edhe më kufizuese.

Me pak fjalë, një grusht i fortë për të çrrënjosur një problem social, që është ende tepër i pranishëm.

Por racizmi, siguron Yunus Musah, mesfushori i Milanit, mund të luftohet edhe në fushë.

Musah, te kuqezinjtë nga gushti i kaluar, gjithashtu viktimë e racizmit gjatë kohës së tij te Valencia në Spanjë, tregoi atë që përjetoi Maignan.

21-vjeçari ishte në stol në stadiumin “Bluenergy”: “Mike nuk donte të vazhdonte lojën, por ne ishim pranë tij dhe e qetësuam. Këto veprime tani duhet të kenë pasoja. Duhet bërë diçka, reagimi ynë në fushë ishte i drejtë, na dha besimin se jemi një grup i bashkuar”.