Chelsea e pamëshirshme, 'spektakël' golash në pjesën e parë

Chelsea zbret në fushë për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Carabao Cup, atë ndaj Middlesbrough. Blutë e Londrës e humbën ndeshjen e parë me rezultatin 1-0, megjithatë në Stamford Bridge iu kanë mjaftuar 15’minuta lojë që blutë të kalojnë në avantazh.

Një moment i dhimbshëm për Jonathan Howson (Middlesbrough), i cili përpiqet të largojë një krosim në zonë nga Broja, por në vend të kësaj e dërgon topin pas portierit të tij, duke i dhënë avantazhin Chelseas.

Broja u bë protagonist dhe në golin e dytë, një pasim për Fernandez i cili shënoi të dytin për blutë.

Goli i tretë u shënua nga Disasi në minutën e 36, ndërkohë në fund të pjesës së parë Palmer shënon dhe golin e katërt për blutë.