KAFE SHQETO/ Ushqyerja me tepricë gjatë festave rrezikon shëndetin e njeriut

Ushqimet e shijshme dhe aromatike, ëmbëlsirat më të bukura se njëra-tjetra dhe një atmosferë e mirë në tryezën e festave për disa do të rezultojnë me teprime në ngrënie dhe probleme

Është e vështirë t’u rezistosh sfidave të shumta në tavolinë, nëse nuk ke një karakter shumë i fortë, kështu që shumica do ta mbajnë në mend festën deri në fund të ditës.

Tea Brame, ‘Këshilluese e Ushqimit’ e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se për pjesën më të madhe të shqiptarëve, ende nuk ka ikur ajo tradita e mbushjes ‘plot’ me ushqime të tryezës së fundvitit, duke bërë që konsumatorët ta tejkalojnë me konsumin ditor.

Sipas saj, ushqimi i tepërt gjatë këtyre ditëve dëmton metabolizmin ndaj duhet të jemi të kujdesshëm ndaj të gjithave sasie të tepruara të sheqerit apo produkteve të tjera që përmbajnë shorupe.

Pjesë nga biseda: "Për fat të keq, akoma nuk na ka ikur ajo tradita e marrë ndër breza duke marrë parasysh që edhe pse sot ne këmi larmishmëri dhe ushqimet që duam mund ti gjejmë kudo, mjafton të kemi mundësi ekonomike prap ndihet nata e ndërrimit të viteve.

Si duket këto rrënjët janë të ngulura shumë mirë në traditat tona.

Ajo gjë që dua të them është se nuk bëhet dhjami për dy apo tri ditë për festa, por ajo që ndjejmë është mosbalancimi që çon në fryerjen e zorrëve dhe në metabolizëm.

Një fetë baklava e vogël ka 700 kalori dhe po të bëjmë një ekuvalencë të vogël një drekë normale që duhet të konsumojë një person shkon 500-600 kalori dhe aty përfshihet supat e gjellës, sallata një mollë dhe fruta të thata.

 Pra duhet të konsumojmë sa më shumë ujë dhe të eleminojmë ëmbëlsirat që na kanë mbetur nga festat ose produktet me sheqer".

Klea Sula/ Syri.net