VIDEO/ Logu: Po zvarritet qëllimisht çështja e vulës së PD. Apeli duhet ta mbyllë brenda marsit 2024
Avokati Marash Logu, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se çështja e vulës së PD-së, po zvarritet qëllimisht.
Sipas Logut, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Apeli duhet ta mbyllë këtë çështje përfundimisht brenda muajit mars 2024.
‘Është skandaloze se si tre gjykatat morën 2 vite për të ezauruar të tre shkallët. Edhe gjykata e Lartë, e Apelit dhe më pak shkalla e parë kanë vepruar në shkelje të afateve proceduriale për partitë politike dhe kodin e procedurës civile.
Nuk mundet që çështja e partisë më të madhe në opozitë, të trajtohet si një çështje rutinë. Kjo është një çështje që ka rëndësi të madhe edhe për interesin publik.
Gjykata e Apelit do të duhet që maksimalisht ta mbyllë këtë çështje, brenda marsit të vitit të ardhshëm.
Edhe avokatët e palëve në këtë proces, edhe PD-ja që ka një interes për zgjidhjen e kësaj çështje, të ushtrojnë të gjithë presionin e nevojshëm në mënyrë që kjo çështje të marrë një përgjigje përfundimtare dhe të mos vazhdojë të mos zvarritet.
Qartazi kuptojmë se kujt i shërben zvarritja e çështjes së PD-së.
Dhe të mos lindin situata anormale si ajo e 14 majit, ku personi që pretendon se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD, me një vendim të thjeshtë nga gjykata e faktit rezultonte të ishte akoma kryetar’, tha Marash Logu në SYRI TV.
EMISIONI I PLOTE: