Ish-kryeministri izraelit: Do ta kishim fituar luftën brenda ditës po të kishim dashur të vrisnim civilët!

Izraeli po nxitet nga komuniteti ndërkombëtar - duke përfshirë aleatin e ngushtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës - të bëjë më shumë për të kufizuar viktimat nga radhët e qytetarëve civile.

Zyrtarët e Hamasit thonë se të paktën 16 mijë e 248 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i konfliktit, rreth tre të katërtat e tyre gra dhe fëmijë.

Duke mbrojtur strategjinë e luftës së Izraelit, ish-kryeministri Naftali Bennett i ka thënë BBC-së se Izraeli është treguar i përmbajtur në Gaza.

“Nëse do të donim të dëmtonim civilët, mund ta kishim fituar të gjithë luftën brenda një dite më 8 tetor”, tha ai.

"Ne mund të kishim bombarduar Gazën pa dallim."

"Mund të ishte gjëja më e lehtë në botë... por ne nuk po e bëjmë këtë”, tha ai.