Lajm i hidhur për sportin shqiptar/ Ndahet nga jeta legjenda e gjimnastikës Llazi Pula

Është ndarë në mënyrë të dhimbshme nga jeta një prej njerëzve më të nderuar të qytetit të Korçës, Llazi Pula.

Ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi t'ia dilte.

Llazi Pula është dalluar jo vetëm në sportin e gjimnastikës, por edhe si një nga kuadrot e shkëlqyer të Edukimit Fizik.

Ai ka qenë i dalluar në sportin e gjimnastikës që në moshë të vogël e më pas ka arritur suksese të jashtëzakonshme, duke qenë një ndër gjimnastët e jashtëzakonshëm dhe që bëri shumë emër. Edhe si mësues dhe edukator ka rritur breza të tërë.

Llazi Pula pa diskutim që ka qenë një ikonë e madhe e sportit dhe do të mbetet gjithmonë!