Ngeli 59 herë në provimin e patentës, i japin çmim për këmbënguljen

Një 'kandidat' për shofer në Britani e Madhe, dështoi për të 59 herë, megjithatë, ai u vlerësua për përkushtimin e tij.

Ai shpenzoi 1,380 £ dhe rreth 60 orë për të kaluar në një qendër testimi në Redditch.

Shifrat nga Departamenti i Transportit i Britanisë tregojnë se shkalla e kalueshmërisë për testet teorike ka rënë nga 65% në vitin 2007-2008 në 44% në 2022-2023.