", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/December/03/auto_paul-walker-meadow-ht-jt-200914_1600114385034_hpMain_1x1_9921701608648.jpg", "width": 900, "height": 900 } }

10 vjet nga vdekja e Paul Walker, vajza e tij i emocionon të gjithë me videon

Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker, Meadow Walker ka përkujtuar babain e saj në 10-vjetorin e vdekjes së tij.

25-vjeçarja ka publikuar një video të bërë gjatë kohës që aktori ishte gjallë, teksa e ka surprizuar atë në ditën e tij të lindjes.

"10 vite pa ty…Të dua përgjithmonë”, shkruan Meadow bashkangjitur postimit, i cili ka marrë mbi 4 milion shikime dhe është pëlqyer edhe nga Vin Diesel.

Jordana Brewster, e cila ka luajtur përkrah Walker në filmin "Fast & Furious", ka komentuar në këtë postim, duke shkruar: "Të dua shumë", të shoqëruar me ikonën e një zemre.

View this post on Instagram

A post shared by Meadow Walker Thornton-Allan (@meadowwalker)