Statistikat me Spanjën, kuqezinjtë i kanë të gjitha humbje

Është hedhur pasditen e sotme shorti për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.

Shqipëria nuk ka pasur fat në këtë short, pasi i ka rënë një nga grupet më të vështira.

Shqipëria është në Grupin B së bashku me Spanjën e Kroacinë dhe Italinë.

Para këtij shorti Shqipëria dhe Spanja janë përballur tetë herë.

Statistikat janë totalisht në kahun e Spanjës, pasi kuqezinjtë kurrë nuk kanë marrë qoftë edhe një barazim ndaj Spanjës.

Vetëm një nga duelet ka qenë miqësore, ai i 26 marsit të vit 2022, ku kuqezinjtë u mundën në shifrat 2-1.

Me iberikët humbjet janë të hidhura, ku spikat ajo e 19 dhjetorit të 1990-ës në shifrat 9-0.