I arrestuari i tretë për vrasjen e Liridonës, pjesëtar i FSK-së dhe nip i Naim Murselit

Kushtrim Kokalla është i arrestuari i tretë lidhur me vrasjen e Liridona Murselit, shkruan Gazeta Express.

Sipas burimeve për mediat, Kokalla është nip i Naim Murselit i cili poashtu u arrestua sot nën dyshimin se ka porositur vrasjen e gruas së tij.

Kokalla poashtu është pjesëtarë i FSK-së.

Përveç Kokallës dhe Murselit, sot u arrestua edhe dorasi Granit Plava.

Poashtu është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në këtë rast.