Skiatorja Sophie Sorschag debuton sonte për Kosovën

Skiatorja e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, do të debutojë sonte për Kosovën.

 
Ajo tashmë ndodhet në Lillehammer të Norvegjisë, ku prej sot e deri të dielën zhvillohen garat e Kupës së Botës.
 
Sonte prej orës 20:00 zhvillohen kualifikimet.
 
Sorschag më parë ka garuar për Austrinë, ndërsa prej këtij viti ka marrë nënshtetësinë e Kosovës.