Mbi 4 mijë e 500 të infektuar me COVID për një javë në Serbi

Në shtatë ditët e fundit, 4505 persona janë sëmurë me koronavirus në Serbi, nga 19091 mostra të testuara, është bërë e ditur në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Që nga fillimi i epidemisë, në mars 2020, janë regjistruar 2.591.641 raste me koronavirus nga 13.277.266 testime të kryera.

Në shtatë ditët e fundit nuk ka pasur asnjë vdekje nga korona.

Ministria e Shëndetësisë do të shpallë seksionin e radhës më 7 dhjetor.