", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/November/30/auto_-0-500-1701282553xfgrpng-6901701360249.png", "width": 900, "height": 936 } }

Kush është modelja që 'mori në qafë' Neymar, futbollisti i kërkonte foto nudo

Bruna Biancardi “ka larë duart” me Neymar, pas paralajmërimeve që i kishte bërë yllit brazilian për të mos e tradhtuar më, sidomos pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre Maeve.

I pabinduri Neymar duket se këtë herë i ka ngatërruar aq keq gjërat, pasi në rrjet janë publikuar edhe bisedat e tij me një modele të ‘OnlyFans’, çka besohet të ketë “derdhur kupën” për Brunën.

Ylli i Al Hilal në bisedën që është publikuar në rrjet, i kërkon modeles Aline Faria foto nudo duke e pyetur atë: "A je lakuriq?". 

Faria, e cila ka çaktivizuar llogarinë e saj në Instagram pasi biseda u publikua, e drejton futbollistin në faqen e saj kryesore në “Only Fans”.

Neymar më pas e pyet: “Ku? Dua të të shoh". Por modelja nuk tërhiqet dhe i përgjigjet duke i thënë Neymar se ai duhet të abonohet si gjithë të tjerët për të parë fotot e saj nudo.

“Duhet të abonohesh, zemër. Ke disa foto të tjera në fund. Unë do të fle, kujdesu për veten engjëll. Natën e mirë. Do njihemi më mirë më vonë”, i përgjigjet modelja.