'Braktisja' e të moshuarve/ Në Fier rriten kërkesat për streim në azil

Në shtëpinë e të moshuarve ne Fier vetëm katër shtretër kanë mbetur të lirë. Kërkesat për t'u strehuar në këtë azil kanë qenë të shumta nga të moshuarit të cilët nuk kanë kujdesin e të afërmve.

Drejtuesja e institucionit thotë se në këtë shtëpi jetojnë 51 persona të cilët kanë vëmendjen e përkushtimit e gjithë stafit që është kthyer në një familje të dytë për ta. Të moshuarit vlerësojnë kujdesin por kërkojnë përmirësim të kushteve.

Ndërtesa e shtëpisë së të moshuarve në Fier është ngritur që në vitin 1960 dhe koha e ka amortizuar. Rezidentëve aty u është premtuar një ndërtesë e re dhe me kushte më të mira.