Shkuan në Theth për të shijuar natyrën dhe dëborën! Dhjetëra mjete të bllokuara në Qafë-Thorë

Dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara në Qafë Thorë mesditën e sotme.

Duke shfrytëzuar ditët e pushimeve, vizitorë të shumtë iu drejtuan Thethit për të shijuar bukuritë e zonës dhe dëborën.

Ndonëse është punuar për pastrimin e dëborës, një pjesë e mirë e automjeteve nuk kanë pasur zinxhir dhe janë bllokuar duke pezulluar edhe lëvizjen e makinave të tjera.

Qarkullimi drejt Thethit është zhbllokuar pas disa orësh por këshillohet që drejtuesit e automjeteve që duan të vizitojnë këtë pikë turistike, të jenë të pajisur me zinxhirë.