Kualifikimi i Shqipërisë në Europian, vajza e Silvinjos publikon video: Qava kur...

Trajneri Silvinjo është kthyer një ndër personat më të dashur të shqiptarëve për arsye se arriti të kualifikonte Shqipërinë në Europianin e 2024-ës.

Ai arriti të kthente lumturinë dhe shpresën tek Kombëtarja dhe tifozët kuqezi.

Shumë video qarkullojnë në rrjetet sociale në nder të tij, dhe së fundmi një e tillë është shpërndarë dhe nga vajza e teknikut brazilian. Aty shfaqet Silvinjo duke festuar me futbollistët e Kombëtares.

Tati e ka publikuar në InstaStory me mbishkrimin: Qava kur e pashë këtë (VIDEO)