VIDEO/ Aksident i frikshëm në Levan, makina përfundon përmbys në një arë

Një aksident është regjistruar sot në aksin Levan - Tepelenë në vendin e quajtur Varibop.

Në pamjet e siguruara nga Syri tv, duket një makine ka dalë nga rruga duke përfunduar e përmbysur anës rrugës në një arë.

Raportohet për një të plagosur.

Policia ka shkuar në vendngjarje.