Akuzohet se ngacmoi 12-vjeçaren/ 59-vjeçari: Kemi pasur vetëm një debat

Arrest me burg për 59-vjeçarin që ngacmoi seksualisht 12 vjeçaren në Maliq.

Anesti Sala nuk ka pranuar në sallën e gjyqit që ka ngacmuar seksualisht të miturën, duke u shprehur para trupin gjykues që nuk e njeh këtë familje.

Ai ka deklaruar se është ndeshur me to në një moment të vetëm, kur kanë pasur një debat që sipas tij edhe ky debat është zhvilluar në gjendje të dehur.

Sipas tij, konflikti ka qenë me gjyshen e vajzës.

Ndërkohë gjyshja e 12-vjeçares ka pohuar faktin që është konfliktuar me 59-vjeçarin por për arsye të ngacmimit të vazhdueshëm dhe përndjekjes së mbesës së saj.