Gjykata rrëzon sërish Bashën/ Gjykatësi: Dosja ka plot dokumente

Seanca për statutin e Partisë Demokratike në Gjykatën Civile është shtyrë sërish.

Gjykata Civile rrëzoi kërkesën e përfaqësuesve të PD-së së Bashës për dorëzimin e dokumentacioneve shtesë nga grupi i Gazment Bardhit, të bërë në seancën e datës 1 nëntorit.

Edhe pse gjykata u la 2 ditë kohë për paraqitje shtesë të dokumenteve për të vërtetuar zhvillimin e Këshillit Kombëtar nga ana e Bardhit, përfaqësuesit thanë në gjykatë se nuk është procesi në fjalë për të sjellë këto dokumente.

Sipas vlerësimit të gjykatës, me trupë Niko Rapi, në dosje ka dokumentacione të mjaftueshëm dhe me këtë arsyetim u rrëzua pala e Bashës.

Për shkak të këtij vendimi, përfaqësuesi i Lulzim Bashës, Indrit Sefa, kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Niko Rrapi. Gjykata deklaroi në vijim se vendimi për kërkesën për përjashtim do të merret nga një trupë gjykues. Në rast të mos pranimit për ndryshim të gjyqtarit, seanca e radhës vendoset në datë 13 nëntor, ora 15:00.