VIDEO/ Përplasen 2 motora në Fier, plagosen 3 minorenë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në në fshatin Adë në Fier, ku dy motora janë përplasur me njëri tjetrin duke lënë të plagosur 3 të mitur.

‘Motomjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. Z., 18 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 drejtuesit e motomjeteve dhe një pasagjer në njërin motomjet, 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve’, thuhet në njoftimin e policisë.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në fshatin Adë, Fier, motomjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. Z., 18 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 drejtuesit e motomjeteve dhe një pasagjer në njërin motomjet, 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.