Shqiptari arrestohet me 5 kg heroinë në çantë

Parkoi skuterin pranë pyllit me pisha në ‘Punta Marina’ dhe u nis drejt pemëve duke mbajtur një çantë shpine mbi supet e tij, me nëntë pako heroinë, gjithsej 5 kg drogë.

Një 36-vjeçar shqiptar u arrestua nga seksioni i antidrogës së policisë së Ravenës më 13 tetor. Emigranti është dërguar në burg në Ravenna.

Oficerët e Antidrogës kishin disa kohë që e ndiqnin 36-vjeçari, dhe kanë nisur aksionin kur kanë parë atë duke parkuar motorin.

Me të parë policët, shqiptari ka hedhur çantën e shpinës dhe tentoi të arratisej, por është ndaluar dhe arrestuar.

Nga kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë u sekuestruan 13 mijë euro kesh, që dyshohet se ishte fitimi i aktivitetit të trafikut të drogës.