Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Azerbajxhan, tjetër arritje për Kosovën

Sporti i Xhudos vazhdon t’u dhurojë medalje Kosovës turne pas turneu. Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Xhudistja “dardane” u ngjat në shkallën më të lartë të podiumit për peshën deri 57 kg, duke e arritur objektivin që ia kishte vënë vetes.

Gjakova e nisi rrugëtimin nga raundi i dytë, duke fituar me “ippon” ndaj polakes Arleta Podolak. Në raundin e tretë triumfoi sërish me “ippon” ndaj gjermanes Seija Ballhaus, ndërsa në çerekfinale mposhti Priscilla Gneton e Francës, po ashtu me “ippon”.

Në gjysmëfinale, xhudistja pejane mposhti turken Hasret Bozkurt, për të kaluar në finalen e madhe, aty ku u përball me Eteri Liperteliani të Gjeorgjisë.

Gjakova e mposhti gjeorgjianen me Waz-ari, për t’i dhuruar Kosovës medaljen e artë.