Zyrtare/ Gjermania prezanton trajnerin e ri

Julian Nagelsman do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Federata Gjermane përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ish-tekniku i Bayernit do të marrë drejtimin e “Pancerave” deri në fund të Europianit 2024.

Ai ka firmosur kontratën deri më 31 korrik 2024.

Nagelsman zëvendëson kështu Hansi Flik, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta të kombëtares gjermane.