Xhudo/ Distria Krasniqi siguron medalje në Grand Slamin e Baku në Azerbajxhan

Distria Krasniqi ka siguruar medaljen në Grand Slamin e Baku në Azerbajxhan, pasi është kualifikuar në finale të garës.

Krasniqi mposhti në gjysmëfinale medalisten olimpike Odette Giuffirida.

Lufta gjysmëfinale ishte e gjatë, ndërsa Krasniqi fitoi në kohën shtesë, pasi kundërshtarja e saj u ndëshkua me tri shido për pasivitet.