Makina përplas një person me motorr, largohet nga vendi i ngjarjes

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës.

Një makinë ka përplasur një të ri me motor dhe më pas drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes. I riu është dërguar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën, por ka fraktura të shumta në trup.

Policia po heton mbi ngjarjen.