'Nënë e mbarë njerëzimit’/ Berisha: Shën Tereza për së gjalli i dha nder dhe emër kombit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kujtuar 7 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke theksuar se për së gjalli merioti titullin 'Nënë e mbarë njerëzimit'.

‘Nderim dhe përulje me mirënjohjen më të thellë para Shenjtores shqiptare të Mëshirës dhe dhembshurisë, Shën Tereza, në 7 vjetorin e shenjtërimit të saj’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Nderim dhe përulje me mirënjohjen më të thellë para Shenjtores shqiptare të Mëshirës dhe dhembshurisë, Shën Tereza, në 7 vjetorin e shenjtërimit të saj.

Shën Tereza për së gjalli i dha nder dhe emër kombit, më shumë se çdo shqiptar apo shqiptare. Me shpirtin e madh, dhembshurinë dhe përkushtimin ndaj më të vuajturve dhe më të braktisurve të kësaj toke, Shën Tereza për së gjalli meritoi titullin “Nënë e mbarë njerëzimit” për t’u shenjtëruar pas vdekjes 7 vite më parë.