Kokaina e pastër peruane me 'tre yje' në Tiranë/ FOTO e të arrestuarve

Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizuan me lëndë narkotike kokainë, disa rrjete shpërndarësish. 

Të arrestuarit janë Robert Domi, Genis Mustafa dhe Andrea Dema.

Dy nga të arrestuarit me kokainë në Tiranë, Andrea Dema dhe Robert Domi nga Shijaku, ishin personat që siguronin lëndën narkotike në qytetin e tyre, të cilën më pas e sillnin në Tiranë te bashkëpunëtori Genis Mustafa dhe ky i fundit e shpërndante në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Policia ka sekuestruar 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro  dhe 78 900 lekë.

Kokaina ishte e loguar me 'tre yje'.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, zbuloi dje markën e re të kokainës peruane që po qarkullon në Tiranë.

Hoxha zbulon me anë të një statusi në rrjetet sociale se marka quhet 'tre yjet' dhe ka një pastërti kristali. Ai deklaron se kjo kokainë ka hyrë në kryeqytet nga një operator i ri që po rivalizon fort për të kapur tregun e Tiranës.