Vendos goli i Stajanovic, Vllaznia mposht Tiranën në miqësore

 

Kur ndodhemi ende në pritje të fillimit të sezonit të ri për kampionatet shqiptare, sot është luajtur një miqësore mes dy ekipeve të “Abissnet Superiore”, Tiranës dhe Vllaznisë.

Në sfidën e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” kanë arritur të triumfojnë shkodranët me shifrat 1-0. Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi mbrojtësi Stojanovic, i ardhur nga Kastrioti këtë merkato verore.

Starti i sezonit të ri në Shqipëri, do të fillojë më datë 26 gusht, ndaj skuadrat po planifikojnë të tjera ndeshje miqësore. Tirana do ta luajë sfidën e javës së parë ndaj  Dinamos, ndërsa Vllaznia kundër Kukësit