Vrau inxhinierin 55-vjeçar, ‘arrest me burg’ për Rei Metën

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë me gjyqtare Emiljana Dhima vendos “arrest me burg” për Rei Meta për akuzën “vrasje nga pakujdesia”.

Dhima ka pranuar kërkesën e prokurorisë, e cila kishte kërkuar arrest në burg. Seanca gjyqësore vazhdoi me dyer të mbyllura. 

Konflikti për një shumë parash i kushtoi jetën 55-vjecarit Armando Meshahu në Vlorë pas një sherri me grushte me të riun Rei Meta.

Si ndodhi ngjarja:

Katër ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën.

Djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta, goditi për vdekje me grushte 55-vjeçarin, Armando Meshau.

U raportua se viktima kishte dalë nga një zyrë noterie afër Gjykatës së Vlorës dhe kishte hyrë brenda një qendre internet për të printuar disa dokumente.

Aty ka shkuar edhe punonjësi i Doganave, 33-vjeçari Rei Meta, i cili fillimisht ka replikuar me viktimën për konflikin që kishin për një pronë dhe më pas e ka goditur me 2 grushte që kanë rezultuar fatale për 55-vjeçarin.