", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/August/08/auto_773x435_cmsv2_8bfdddc6-48d1-596a-a383-6cd740d9484e-78063821691472332.webp", "width": 773, "height": 435 } }

Zjarret: Qindra të evakuuar në Sardenjë të Italisë, vatra të reja ndizen dhe në Portugali e Qipro

"Situata është vërtet dramatike," tha një zyrtar lokal në Sardenjë. “Nuk është një luftë e drejtë”.

Më shumë se 50 zjarre janë në shpërthim në ishullin mesdhetar të Sardenjës, me erëra të forta që i  ndezin flakët dhe po i ndërlikojnë përpjekjet për të mbajtur zjarrin nën kontroll - e njëjta situatë me të cilën u përball Portugalia të shtunën e kaluar.

Mbi 1,100 zjarrfikës dhe 14 avionë ujëmbajtës luftuan me një zjarr që kishte shpërthyer në zonën Castelo Branco në Portugalinë qendrore të premten, ndërsa autoritetet vendore paralajmëruan se kushtet e nxehtësisë dhe erës mund të shkaktojnë flakë. Rreth 100 persona që jetonin në zonë u evakuuan si masë paraprake.

Në Sardenjë, rreth 600 njerëz u evakuuan nga qytetet dhe qytezat në bregun lindor të ishullit, duke përfshirë banorët e Posada ku një zjarr filloi të dielën.

Edhe turistëve që qëndronin në vendet e kampingut, resortet luksoze, hotelet dhe restorantet aty pranë u është kërkuar të largohen.

Një grua rreth të 70-tave u plagos pasi vendosi të qëndronte brenda shtëpisë së saj në qytetin e Bolotana, pavarësisht zjarreve të furishme. Ajo u shpëtua nga shërbimet e urgjencës të hënën.

Gjashtë ekipe zjarrfikësësh, përfshirë 30 oficerë dhe 12 automjete, janë vendosur në rajon, ndërsa disa avionë Canadair hodhën ujë mbi zjarret të dielën – por  pa rezultat, pa dobi.