SYRI TV/ Inceneratori i Tiranës, Berisha: Veliaj kontraktoi studion ku i punonte gruaja

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se përgjgejësi kryesor, pas Edi Ramës për Inceneratorin e Tiranës është Erion Veliaj.  Sipas Berishës kjo aferë do i kushtoi qytetarëve 680 milionë euro, e përfitueesit real janë Rama-Veliaj-Agaçi. Kryedemokrati denoncoi gjithashtu se ishte Erion Veliaj që kontraktoi studion e mikut të tij Florian Pustina,  ku punonte bashkëshortja për të çuar përpara koncesionin, e nëprmjet lidhjeve me Klotilda Bushkën, u fut me urgjenc në Kuvend.

SYRI TV

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun  Erion Veliaj se është përgjegjës kryesor për aferën me inceneratorin e Tiranës. Nga selia blu, Berisha denoncoi praktikat antiligjore që ka ndjekur Erion Veliaj për t’I hapur rrugë vjedhjes së taksave të qytetarëve nëprmjet skemës korruptive të incenratorit të Tiranës, i cili nuk ekziston si objekt, pavarsisht se për të janë dhënë miliona euro nga buxheti I shtetit. 

Berisha bëri me dije se Erion Veliaj për aferën me inceneratorin e Tiranës kontraktoi studion e mikut të tij, ku I punonte edhe bashkëshortja, ndërsa shtoi se për këtë koncesnion korruptiv, asistoi  deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila e kaloi me urgjence në Kuvend. 

Lideri I opozitës u shpreh se  për Erion Veliaj drejtësia mund të vonojë, por nuk do ta harrojë atë, për vënien në funksion të kësaj afere  korruptive.