VIDEO/ Manipulimi në Rrogozhinë: Shenja me pikë në fletën e votimit

Nga ora 2:30 deri në orën 4:30 të mëngjesit të së hënës është ndërprerë numërimi në KZAZ-në nr. 43 në Rrogozhinë.

Shkak është bërë kontestimi nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha i cili tha se gjatë numërimit të votave ka identifikuar shenja në fletët e votimit të hedhura për kandidatin socialist, Edison Memolla.

Fletët e manipuluara kishin një pikë në mes të shenjës X të votimit.

Përveç ndërprerjes së procesit të numërimit, diçka e tillë ka shkaktuar debate mes Hoxhës dhe deputetit të PS-së, Etjen Xhafaj i cili ishte i pranishëm në proces.

Shkëlqim Hoxha kërkoi ndërprerjen e plotë të procesit dhe rinidjsne e tij paraditen e sotme, kërkesë e cila pas konsultimeve me KQZ-në nuk u pranua nga anëtarët e KZAZ-së.