Zyrtare/ Vjen dhe largimi i radhës, Partizani mbyll bashkëpunimin me portierin

 

Pas zyrtarizimeve dhe konfirmimeve, nga Partizani është larguar një tjetër lojtar ditën e sotme. Portieri Aldo Teqja nuk do të jetë më pjesë e “demave të kuq” dhe do të largohet në fund të sezonit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Partizanit përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit ku bëhet i ditur largimi i portierit 28-vjeçar.

“Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Aldo Teqja.

Portieri dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.Faleminderit Aldo Teqja që ishe pjesë e familjes së kuqe. Të urojmë shumë suksese në karrierën sportive.” – shkruhet në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.

Teqja u bë pjesë e Partizanit në vitin 2019 duke u transferuar nga Skënderbeu. Ndërsa këtë sezon, portieri 28-vjeçar ishte i huazuar nga “demat e kuq” te Bylisi.