'Ancelotti trajneri i ri', në Brazil zbulojnë kur do të zyrtarizohet

Në Brazil vazhdojnë të cilësojnë Carlo Ancelottin si trajnerin ideal për stolin e kombëtares seleçao. Globoshkruan se trajneri italian i Real Madrid, do të emërohet në pankinën e pesë herë kampionëve të botës.

Në janarin ose gushtin e vitit 2024. E përditshmja braziliane shtoi se zyrtarizimi i marrëveshjes do të vijë gjatë fundit të këtij muaji.

Ndërkohë, në një prononcim për AS, presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues ka shprehur sërish vlerësimin e madh për Ancelottin.

“Lojtarët që kanë punuar me Ancelottin thonë se ai është trajneri ideal. Kur të njëjtën gjë thonë edhe ata që nuk kanë luajtur fare me të, atëherë më duhet t’u besoj.

Shumë lojtarë theksojnë se do të donin të kishin Ancelottin trajner. Unë mendoj se për momentin ai është trajneri perfekt për kombëtaren braziliane”, theksoi kreu i futbollit brazilian.