Maliqi në KAS: Me rastin e Kuçovës kemi të bëjmë me krim elektoral!

Kandidati i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Kucovë, Lefter Maliqi pas mbledhjes se KAS-it ku u shqyrtuan kërkesat për rinumërim të votave në të gjitha qendrat e votimit, deklaroi se me rastin e Kuçovës kemi të bëjmë me krim elektoral/

“Kemi të bëjmë me krim shtetëror dhe elektoral. Kemi votime me qindra në grup, kemi votime të asaj që është thënë në media që marrin fletën e votimit në xhep. Kemi një sërë shkeljesh të papara në histori.

Me durim e qetësi, aty cfarë nuk është bërë dhe shpresoj që cdo gjë të provohet”, tha Maliqi.