Tashmë është zyrtare, sulmuesi mbyll aventurën me Realin pas 7 sezonesh

 

Tashmë është zyrtare, Marco Asensio do të largohet nga Real Madridi në fundin e këtij sezoni. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi madrilen me anë të një postimi në faqen zyrtare. Duke falënderuar sulmuesin spanjoll, Reali bëri një shkrim të gjatë, ku fliste edhe për vitet që Asensio ka kaluar me “Los Blancos”.

“Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen për Marco Asensio, një lojtar që ka mbrojtur simbolin tonë dhe ngjyrat tona për shtatë sezone.

Ai iu bashkua Real Madridit kur ishte vetëm 20 vjeç dhe ka bërë historinë si pjesë e ekipit në një nga epokat tona më të suksesshme.

Marco Asensio ka fituar 17 trofe te Real Madridi: 3 Champions Legue, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa UEFA, 3 tituj të La Ligës, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanjolle.

Si një tifoz i Realit nuk do ta harrojmë kurrë karrierën e tij dhe sjelljen e tij të jashtëzakonshme gjatë gjithë kësaj kohe. Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe ne i urojmë atij dhe gjithë familjes së tij fat në këtë kapitull të ri në karrierën e tij”, shkruhej në postimin e Realit