Akil Kraja: Shtatë bashki në prag falimenti, Rama i rikandidon kryetarët

I ftuar në edicionin e Orës 19:00 në Syri Tv me moderatoren Armela Ferkon ishte Akil Kraja, drejtori i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Kraja është shprehur se Rama ka rikandiduar kryetarët bashkiak që kishin probleme të theksuar me tenderat dhe janë në prag të falimentimit.

Në kuadër të frymës fatkeqësisht antidemokratike të pushtetit vendor, Ram vendos në garim kandidatë që ose kanë problematika penale ose janë administrues të këqinj që abuzojnë me takat e qytetarëve.

Ajo që po shohim aktualisht është që mes bashkive që ishin problematik e borxhe të jashtëzakonshme ai i ka rikandiduar përsëri për një akt të vetëm vjedhja e votave me para të përfituar nga tendera fantazim dhe korruptiv.

Në 2021 ishin 10 bashki me probleme financiare me mbi 15% të buxhetit total me detyrime të prapambetura. Janë 7 bashki që kanë vështirësi financiare që nga 26% deri 70 5 të buxhetit të tyre. Kavaja 68% të buxhetit ishte me  detyrime të prapambetura, Belshi me 61%, Vora 53%. Ndalemi të Vora sepse aty ishin kryetar me të shkuar kriminale që firmosnin tendera dhe paratë e qytetarëve nuk dihet se nga shkojnë.

Reforma territoriale e viti 2015 rezultoi një krim demokratik, buxheti i shpenzimeve në total për bashkitë ishte 456 milionë euro. Reforma ishte me qëllim të uleshin kostot edhe të rriteshin shërbimet ndërsa në vitin 2021 shkoi 750 milionë euro në vit buxheti. Në këtë buxhet në vitin 2015 84 milionë euro shkonin për pagat ndërsa në vitin 2021 janë paguar 207 milionë euro në vit për stafin e bashkive.